Lajme

“Duel” i paparë mes Valonit e Luljetës: “Ti je gërrnaçe” – “Ma e mirë se ti jam 100 hise”

Analistja Luljeta Aliu dhe gazetari Valon Syla janë përplasur me “thumba” në rrjetin social Facebook, rreth rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ky i fundit e ka quajtur “gërrnaçe e natyralizuar”, analisten Aliu, shkruan Gazeta Metro.

Kjo “përplasje” mes tyre ka filluar pas një postimi të Aliut në Facebook, ku kishte shkruar se “gratë, gërrnaçat edhe rinia i kanë fajet për këto rezultate të zgjedhjeve”.

“Gratë, gërrnaçat edhe rinia i kanë fajet për këto rezultate të zgjedhjeve. Sa keq që nuk mundem me thanë mo se jam e re. Pata me ndi veten trefish fajtore si gru, plus gru gërrnaçe edhe gru e re gërrnaçe. Edhe trefish krenare”, kishte shkruar Aliu në Facebook.

Në këtë postim të saj ka komentuar Valon Syla, i cili ka thënë se Aliu është “gërrnaçe e natyralizuar në kosovare”.

Këtij komenti të Sylës i është përgjigjur Aliu, e cila ka thënë se është më e mirë se ai.

“Valon Syla prape ma e mire se ti jam 100 hise”, ka qenë komenti i Aliut.

Më poshtë keni postimin dhe komentin e tyre.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?