Lajme

Thyejnë dyert e dëmtojnë tastierat, veprimet e pahijshme të nxënësve në gjimnazin e Istogut

Nuk janë të rralla rastet kur nxënësit nëpër shkollat fillore e të mesme në Kosovë dëmtojnë pajisjet brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi edhe në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

Në disa pamje të publikuara dje, në rrjetin social “Tik Tok”, nga vet një nxënës, shihet se si dëmtohen pajisjet e ndryshme që nevojiten në procesin mësimor. Dy prej tyre heqin pjesë nga tastiera e një kompjuteri në kabinetin e Informatikës.

Pamjet pasqyrojnë edhe veprime të tjera të pahijshme të nxënësve në këtë shkollë, ku një nxënës shihet se teksa konsumon cigare, thyen njërën nga dyert në tualet.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?