Lajme

Thirrja urgjente për Ministrin Zemaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Basha ka shkruar se fëmijët duhet t’i gëzohen festave të fundit vit dhe zbukurimet e shesheve të Vitit të Ri, raporton Gazeta Insajderi.

“Bëj thirrje tek z. Zemaj që urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë, sepse infektimi nuk ndodh në ambient të hapur dhe duhet që prindërit me fëmijë t’iu gëzohen këtyre festave, sepse është absurde dhe e dhimbshme izolimi i fëmijëve brenda derisa bredhi me ndriçime shkëlqejnë jashtë”, ka shkruar Basha.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Sipas deputeti Basha është absurde vendimi për tu mbyllur e mos të shëtisin në ambient të hapur.

“Ndoshta dikush e kupton mbylljen e lokaleve, edhe pse tanimë iu ka dal komplet dore menaxhimi, mirëpo është absolutisht absurde vendimi m’i mbyll qytetarët të mos shëtisin në ambiente të hapura, e sidomos fëmijët që t’i gëzojnë ndriçimet në sheshe”, ka shkruar deputeti nga Ferizaj. /Insajderi.org


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?