Lajme

Kjo është thirrja e fundit e Angela Merkel

Fjalimi i fundit në video e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë përqendrohet në çështjen e pandemisë, me një apel dramatik që synon vijimin e fushatës së vaksinimit për t’u përballur me valën e katërt të COVID-19 në vend.

“Ju lutem të them një fjalë të fundit për diçka që ka rëndësinë më të madhe për mua këto ditë. Jemi në një situatë serioze, po përjetojmë valën e katërt të pandemisë. Në disa pjesë të vendit, situata mund të cilësohet si dramatike, me terapitë intensive të tejmbushura, me të sëmurët që duhet të shkojnë në vende të ndryshme për të marrë shërbim.

Bëj apel urgjent për ta marrë virusin seriozisht. Varianti Omicron duket më i rrezikshëm se të tjerët, vaksinohuni. Kemi javë të vështira përpara, që mund t’i kalojmë vetëm me një përpjekje të përbashkët.

Gjermania regjistroi sot 64 mijë infeksione të reja, dhe 378 viktima, që e çojnë shifrën totale në pothuajse 103 mijë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?