Lajme

Therje me thikë në Gjilan

FOTO ILUSTRIMI
FOTO ILUSTRIMI

Një person është therur me një mjet të mprehtë nga një i dyshuar, gjatë ditës së djeshme në rrugën “Muharrem Kurteshi” në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, i dyshuari ishte drejtues i një automjeti dhe motivi i kësaj tentim vrasje ishte një konflikt në trafik.

Mësohet se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor dhe se gjendje e tij shëndetësore është stabile.

I dyshuari vazhdon të mbetet në arrati.