Lajme

Theret një 26-vjeçar te Lesna në Prishtinë

Një person është therur me thikë tek lokalet e Lesnës në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një mashkull 26-vjeçar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45.

Kështu për Klan Kosova ka deklaruar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Ju njoftoj se me datë 11.11.2020 rreth orës 21:45 Policia ka pranuar informaten se një person është i therrur me thikë, afër lokaleve të Lesnes. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion. Personi i lënduar mashkull (viti i lindjes 1994) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ndodhjes së këtij incidenti”.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?