Lajme

Theret me thikë shkrimtari Salman Rushdie

Shkrimtari britaniko-indian Salman Rushdie, libri i të cilit çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u sulmua të premten teksa ishte gati të mbante një ligjeratë në perëndim të New Yorkut, shkruan Washington Post.

Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë hyri në skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi të godiste me grushte ose me thikë Rushdien teksa ai po fliste. Autori u kap nga Policia.

Libri i Rushdie “The Satanic Verses” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.

Irani ka ofruar gjithashtu mbi 3 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vret Rushdien.