Lajme

“Thën shqip “nuk mund të hysh dhëndër … me të mahallës” – Zafir Berisha thotë se Kurti ka parë ëndërr, ja arsyeja

Ish-komandant i UÇK, Zafir Berisha e ka cilësuar si ofendim të rëndë faktin që Adem Demaçi të identifikohet me, siç thotë ai, një mashtrues.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Kryeministri Kurti dëshiron që të identifikohet me ikonën e lëvizjes për liri e pavarësi.

“Adem Demaçi ishte frymëzim i gjeneratave që luftuan dhe u sakrifikuan për liri dhe mos nënshtrim, por jo edhe për ata që në kohën kur luftohej për liri a vdekje në Kosovë, ju dorzuan Serbisë dhe mbanin konferenca shtypi në burgjet serbe”, ka thënë Berisha.

Berisha tutje ka thënë se duhet sakrifica dhe vepra të mëdha, për më hy në histori, pasi sipas tij nuk mund të hysh në histori duke u vetë idendifiku me ata që bënë historin.

“Thën shqip “nuk mund të hysh dhëndër … me të mahallës”, përfundon statusi i tij.