E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Themelorja në Prishtinë i cakton një muaj paraburgim të miturit i dyshuar si pjesëtar i grupeve terroriste

Qendra për mbajtjen e të huajve, Vranidoll, Prishtinë. Foto: AP / ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake i këtij departamenti, i ka caktuar masën e paraburgimit një të mituri që dyshohet të ketë qenë pjesë e grupeve terroriste.



Gjykata thotë se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit R.T në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” të paraparë me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

“Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të miturit R.T bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thotë kjo Gjykatë, ndërsa nuk jep detaje tjera.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.



LEXO EDHE:
Ish-drejtori i RTK'së i reagon këshilltarit të Kurtit: Injoranti idiot s’mund të tregojë çka është edukuese