Lajme

Themelohet Qendra per Siguri Kibernetike në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB

Kolegji AAB përmes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në vazhdimësi ka përditësuar programet e veta për të përmbushur kërkesat aktuale që ndërlidhen me çështjet e sigurisë kibernetike. Themelimi i kësaj qendre është vendim i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB.

Vlen të ceket se programi i Sigurisë Kibernetike, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, është i pari program i akredituar në Kosovë i këtij lloji. Ai është shpresa e edukimit të të rinjve dhe të rejave në këtë fushë shumë specifike. Ky program ka për qëllim t’i pajisë studentët me kompetencë profesionale në mënyrë që të jenë në gjendje të ushtrojnë profesione në fushën përkatëse. Ideja e programit është pajisja e studentëve me njohuritë për bazat e sigurisë së të dhënave, sulmet kibernetike si dhe masat që duhet të merren për mbrojtje nga këto sulme.

Në këtë linjë, Qendra për Siguri Kibernetike (Cybersecurity Center) do të shërbejë gjithashtu si një model kombëtar për përsosmëri në edukimin e sigurisë në internet. Kurrikula jonë inovative në drejtimin e Shkencave Kompjuterike në AAB, shtrirja e komunitetit dhe nismat arsimore do të marrin vëmendje edhe në Rajon. Idetë inovative të projekteve, të tilla si: “Sfidat e sigurisë kibernetike në vendet në Zhvillim; rast studimi Kosova”, “Sfidat sigurisë dhe privatësisë në Rrjetat Ad-Hoc”, projekte të përkrahura nga Kolegji AAB, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Programi Fulbright, si dhe projekte tjera në zhvillim e sipër, e bëjnë këtë qendër mjaftë atraktive dhe profesionale. Marrëveshja me “Capitol Technology University”, i cili më 25.02.2020, ka marrë “çmimin Kombëtar për programin më të mirë të sigurisë kibernetike“, do të mundësojë krijimin e laboratorëve profesionale për siguri kibernetike dhe ofron shkëmbim të studentëve dhe stafit. Kjo dhe marrëveshje tjera të kësaj natyre si dhe marrëveshjet që synojmë në të ardhmen, na bëjnë të jemi unik në këtë lëmi, në Kosovë dhe jo vetëm.

Qendra për Siguri Kibernetike do të udhëhiqet nga Dr.sc. Arianit Maraj.

Themelohet Qendra per Siguri Kibernetike në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AABKolegji AAB…

Julkaissut Kolegji AAB Maanantaina 11. toukokuuta 2020


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19