Lajme

“Thaçi, Veseli e Haradinaj janë në anën e drejtë të historisë përtej gjyqësisë eksperimentale ndërkombëtare”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tyre nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë, Rama i ka quajtuar Thaçin e Veselin si dy figurat historike të luftës dhe paqes në Kosovë.

“As Hashim Thaçi as Kadri Veseli dhe as Ramush Haradinaj nuk kanë nevojë për asnjë mbrojte publike sepse përtej kësaj gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare janë vendosur në anën e drejtë të historisë duke e bërë historinë vetë”, tha Rama në Kuvend.

Kryeministri i Shqipërisë tha se teksti i publikuar mbrëmë i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez, i cili krijon percepcion të tmerrshëm për Kosovën në botë.

Ai tha se pretendimet e Prokurorisë sfidojnë edhe vetë imagjinatën më ekstreme.

“Një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kinez. Ai tekst një rrufe që godet përtej dy emrave, një njoftim që nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Thacin dhe Veselin, as mbi UCK-në, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë. Duket sikur flitet për atdheun e agresorëve dhe jo për vendin e viktimave” – tha Rama.

Ai shtoi se Kosova ka qenë dhe mbetet një pjesë e pandashme e kombit shqiptar./Objektiv/


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19