Lajme

Thaçi tregon kush ishte personi që e shoqëroi për katër ditë sa u mor në pyetje nga Prokurori Special

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar pas dhënies së deklaratës në Gjykatën Speciale, ku tha se ishin seanca produktive dhe se pret një vendim të paanshëm lidhur me pretendimet për krime të kryera nga ai.

Presidenti ka thënë se për katër ditë përfundoi dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara, derisa dha sqarime lidhur me aktivitetin e tij gjatë luftës në Kosovë.

“Sapo përfundova dëshminë time para prokurorit të Dhomave të Specializuara. Më vjen mirë që për katër ditë me radhë kasha mundësinë të jap sqarimet që lidhen me aktivitetin tim gjatë luftës, dhe përpjekjet e mija për paqe, stabilitet dhe propgres.”, tha Thaçi.

Ai shtoi se kanë qenë seanca shumë produktive ato të këtyre ditëve, dhe se pret që të vendoset paanshmërisht për të, si dhe me nder.

“Gjatë këtyre ditëve jam munduar të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mija gjatë luftës, gjatë periudhës që vulon mandati i Gjykatës Speciale. Gjatë kësaj kohe, kam qenë i shoqëruar nga ambasadori Prosper, si avokat.”, tha Presidenti.

“Për 4 ditë, edhe pse ishin shumë, kemi pasur senaca productive. I mbetet prokurorit e gjykatësit të procesojnë paanshmëri dëshminë time. Nëse e bëjnë këtë në mënyrë të ndershme dhe të paanshme, ata mund të vijnë në përfundimin se unë nuk kam bërë asnjë krim apo shkelje të pretenduara”, shtoi ai.

Theksojmë se Thaçi për katër ditë është intervistuar në Gjykatën Speciale, lidhur me pretendimet për krime të kryera nga ai, si dhe për veprimtarinë e tij gjatë luftës.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikoi propozim-aktakuzën ndaj Presidentit Thaçi dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli.

Kjo ndodhi pikërisht tre ditë para takimit në SHBA me palën serbe, nën ndërmjetësim të emisarit amerikan, Richard Grenell.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?