Lajme

Thaçi: Nuk e paragjykoj vendimin e Kushtetueses, 92 deputetë janë kundër zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë në të TV Syri, me gazetarin Çim Peka, tha sonte, se Qeveria Kurti është shkarkuar me votat e 81 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi theksoi se para se ta nominonte Avdullah Hotin mandatar për kryeministër, i ka konsultuar të gjitha partitë politike, prej të cilave vetëm Vetëvendosja ka qenë kundër një zgjidhjeje pa zgjedhje.

“Para se ta nominoja z. Hoti si kandidat për kryeministër të ardhshëm unë i kamë takuar të gjitha partitë. Me përjashtim të një partie të gjitha të tjera janë deklaruar se janë në favor të kërkimit të gjetjes së një mundësie për të mos shkuar në zgjedhje”, u shpreh Thaçi duke shtuar se deklarimi i partive politike që përfaqësonin 92 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ishte që të mos shkohet në zgjedhje.

Ai theksoi se është fat që Kosova ka përvojë të mirë sa i përket pushteteve të pavarura.

Presidenti u shpreh se nuk mund të prejudikojë në vendimin e Kushtetueses sa i përket çështjes së dekretit në një proces që është në zhvillim e sipër./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?