Lajme

Thaçi nga Prekazi: Dielli do të lindë përsëri

Para se të niset për në Hagë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Prekazin. Aty ai tha se nderoi komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët e UÇK’së.

Familjarët e dëshmorëve e të bashkëluftëtarëve ditëve të fundit kanë qenë nikoqirë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Vizitat e tilla Thaçi i nisi disa ditë pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj tij.

Ndërkohë disa ditë para se të intervistohet në Hagë nga Prokuroria Speciale, ish-kryeministri ka vizituar Prekazin.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH”, shkroi Thaçi në Facebook.