Thaçi nga Amerika jep një lajm më rëndësi për Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është duke punuar në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, pas një takimi që pati me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Uashington.
Thaçi, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova është e bekuar nga mbështetja që i jep ShBA-ja.
“Takim i shkëlqyeshëm me sekretarin Pompeo. Kosova është e bekuar që ka pasur mbështetjen e SHBA-ve në të gjitha fazat e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Tani po punojmë së bashku për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për paqe dhe për garantimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi.
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar pamje nga dalja para fotoreporterëve e presidentit të Kosovës dhe sekretarit amerikan të Shtetit.
Në videon e publikuar në rrjetin social Twitter nga Departamenti i Shtetit, shihen Thaçi dhe Pompeo teksa i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit pas një takimi që është mbajtur me dyer të mbyllura.
This afternoon, @SecPompeo welcomed #Kosovo’s President @HashimThaciRKS to the State Department. @MFAKOSOVO @usambkosovo @KosovoinUS pic.twitter.com/1l9u5oVNWZ
— Department of State (@StateDept) November 26, 2018