Lajme

Thaçi: Jemi popullata më pro-evropiane dhe më pro-amerikane në botë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot organizoi një pritje shtetërore për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në katedralen ‘Nënë Tereza’.

Në këtë pritje shtetërore ë pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, e po ashtu kishte fytyra të shumta publike si ambasadorë, deputet, humanistë etj.

Në një fjalë rasti, presidenti i Kosovës uroi 12 vjetorin e pavarësisë.

“Po kalojnë 21 vite që Kosova e fitoj lirinë, dhe 12 vite të pavarësisë. Edhe lira edhe pavarësia u ndërtua me mund, punë, sakrificë. Është meritë e secilit për tërë këto vite edhe më herët që kontribuuan që të vijmë në 12 vjetorin e pavarësisë. “

“Sot në 12 vjetorin e pavarësisë Kosova si asnjëherë më parë është më e konsoliduar në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Prandaj para nesh shtrohen obligime të mëdha që sa më shpejtë të bëhet liberalizime të vizave. ”

“Vetëm unik dhe të bashkuar kemi realizuar lirinë dhe pavarësinë. Kosova është shteti më i ri në botë, jemi evropianët më të ri, dhe besoj se do ta meritojmë që të jemi pjesë e NATO-së.”
“Ndihemi krenar që edhe sot në 12 vjetorin e pavarësisë, jemi popullata më pro evropiane dhe më pro amerikane.”, tha presidenti.



LEXO EDHE:  Mustafa Bajrami-ateistëve: Nëse natyra është Zoti, e koronavirusi pjesë e natyrës, a po i bjen që koronavirusi është Zoti juaj?