Lajme

Thaçi i reagon Vuçiqit për flamurin: Beogradi le të krrokat sa të dojë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur shumë entuziast me nderimit që i janë bërë gjatë vizitës së tij në Stamboll.

Mirëpo ka thumbuar Serbinë duke i thënë se pas respektit që i është bërë Kosovës dhe Shqipërisë nga shteti i Turqisë, “Beogradi le të krrokat sa të dojë”.

Këtë presidenti Thaçi e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Insajderi.

“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme presidenti Thaçi dhe disa zyrtarë tjerë të qeverisë kanë qëndruar në Stamboll me ftesë të presidentit të Turqisë, Regjep Tayp Erdogan, për hapjen e aeroportit të ri të Stambollit. /Insajderi.com


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?