Lajme

Thaçi fajëson elitat komuniste në Kosovë e Shqipëri që e mbajtën të heshtur masakrën e Tivarit

Presidenti, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook kujtoi 74 vjetorin e masakrës së Tivarit.



Thaçi fajësoi elitat komuniste të Kosovës e Shqipërisë, të cilët, sipas tij, e mbajtën për një kohë të gjatë të heshtur këtë masakër.

Postimi i Thaçit:

U mbushën 74 vjet nga masakra e Tivarit, e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuam mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova.



Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme.

Sot, 74 vjet më pas kujtojmë të gjitha vi.ktimat e asaj masakre, e cila ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë për jetësimin e lirisë. HTH