Lajme

Thaçi do t’i kërkojë Qeverisë rritjen e pagave për ushtarët

Presidenti Hashim Thaçi nga kazerma e FSK-së ka deklaruar se do të kërkojë nga Qeveria që ushtarëve t’u rriten pagat.Ai ka thënë se shpreson se kjo gjë mund të ndodhë.

“Sot kisha kënaqësinë që së bashku me gjeneralin Rama dhe me ushtarët të kemi një drekë. Dhe edhe një herë t’i urojmë për ushtrinë. Po ashtu t’i uroj për kërshëndellat. Kërkesa ime është që tu rriten pagat ushtarëve, besoj dhe shpresoj që do të ndodh”, tha Thaçi, përcjell KosovaPress.

Në kuzhinën e kazermës, Thaçi shërbeu ushqim për ushtarët, me ç’rast tha se ndihet krenar për kohën kur ishte ushtar .Tutje ai ka deklaruar se pako e ligjeve për FSK, në ende nuk është nënshkruar.“Pako e ligjeve ende nuk është nënshkruar, sapo të vijë do ta nënshkruaj”, ka përfunduar Thaçi.

Presidenti ka folur edhe për bashkimin e Mitrovicës, duke thënë se e pëlqen këtë ide.