Thaçi dhe Meta mysafirë special në hapjen historike e Aeroportit të Ri të Stambollit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, me pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës nesër do të bëjë hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili do të ketë një kapacitet prej 90 milion pasagjerë për vit dhe pas përfundimit të plotë ky kapacitet do të rritet në 150 milion, gjë që do të thotë se ky aeroport do të bëhet më i madhi në botë, njofton Gazeta e Re.
Në mesin e të ftuarve janë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Ndryshe, sipas të dhënave të përpiluara nga agjencia Anadolu, në ceremoninë e hapjes do të marrin mysafirë të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të transportit. Deri më tani, siç njoftohet, mbi 50 zyrtarë të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që ceremonia do të ndiqet në mbarë botën. /Gazetaere.com/