Lajme

Thaçi dhe Haradinaj ngushëllojnë për vdekjen e nënës së Fehmi dhe Ramiz Lladrovci

Sot ka vdekur Shefkie Nika – Lladrovci, nëna e heroit Fehmi dhe Ramiz Lladrovci, shkruan Gazeta Sinjali.

Poitikanë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Shefkies, në mesin e tyre edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot ndërroi jetë Nëna Shefkie Nika – Lladrovci, nëna e heroit të Kosovës, komandantit të shquar Fehmi Lladrovci. Familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare. Familjes Lladrovci dhe gjithë miqve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Nënës Shefkie. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi.

Derisa, Haradian tha se nëna Shefkie ishte një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për kalimin në amshim të Shefkie Lladrovcit, Nënës së Heroit të Kombit, Fehmi Lladrovci. Nëna Shefkie ishte një grua fisnike shqiptare, që fëmijët e saj i brumosi në frymën kombëtare dhe patriotike, duke i mësuar ata që të sakrifikohen për Atdhe. Ajo ia fali Kosovës Fehmiun, një prej komandantëve më të shquar të UÇK-së. Pusho e qetë bashkë me Fehmiun, Nëna Shefkie!”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19