Lajme

Thaçi: Aksioni i Njësisë Speciale në veri siguroi bashkimin territorial të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përkujtoi sot 9 vjetorin e Aksionit të Policisë së Kosovës në veri. Ai tha se ky aksion siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës.

“Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës. HTH”, shkroi presidenti në Facebook.

Këtij postimi presidenti Thaçi ia ka bashkëngjitur edhe një video me pamje nga vizita e tij në liqenin e Ujmanit./Objektiv/

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës. HTH

Julkaissut Hashim Thaçi Lauantaina 25. heinäkuuta 2020


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?