Tetë deputetët e opozitës maqedonase formojnë Grupin e vetë Parlamentar
Tetë deputetët e opozitës maqedonase, të cilët votuan për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, sot pasdite e kanë njoftuar Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi se në të ardhmen do të veprojnë si deputetë të pavarur dhe se janë duke formuar grup të ri parlamentar, raporton Pista.News.
Ky grup i ri i deputetëve në Parlament, kanë paralajmëruar se do të veprojë si opozitë dhe se prej të hënës do t’i fillojë bisedimet për projekt propozimet për amendamentet kushtetuese./Pista.News