Lajme

Testohet për koronavirus kardiologu i QKUK-së që vdiq sot, ky është rezultati

Kardiologu Sami Gjoka, që vdiq të marten, është testuar për koronavirus, shkaku i dyshimeve që kishin lindur si rezultat i problemeve me frymëmarrje tek ai.

Kjo është bërë e ditur nga burime të KOHËS brenda QKUK-së.

Gjokajt i ishin shfaqur të hënën problemet me frymëmarrje dhe ai ishte futur në oksigjenoterapi.

Ai është testuar për COVID-19 mbrëmë. Rezultati ka dalur negativ”, ka bërë të ditur ky burim.

Gjoka, një javë më parë, kishte qenë në vizitë në Klinikën e Pulmologjisë, por nuk ishte hospitalizuar, ka shtuar burimi.