Lajme

Testet nukleare franceze kishin prekur 110 mijë banorë në Paqësor, thotë një studim

Franca ka fshehur ndikimin e vërtetë të testeve nukleare në Paqësor nga vitet 1960-ta e deri në vitet 1990-ta, tregon një hulumtim, raporton BBC.

Hulumtuesit kanë përdorur dokumente ushtarake franceze të deklasifikuara, kalkulime dhe dëshmi për të rikontruktuar ndikimin e numrit të testeve.

Kanë llogaritur se rreth 100 mijë persona në Polinezinë Franceze janë prekur nga radioaktiviteti.

Shifra paraqet gati gjithë popullatën e asaj kohe, siç thonë hulumtuesit.

Polinezia Franceze, një territor francez i përbërë nga qindra ishuj dhe atole duke përfshirë edhe Tahitin, ishte vendi i dhjetëra testeve nukleare bërthamore gjatë 30 vjetëve.

Për dy vjetë, studiuesit kanë analizuar rreth 2000 dokumente të lëshuara nga ushtria franceze dhe kanë rikrijuar impaktin e testeve më kontaminueze nuklare të Francës të bërë mes viteve 1966 dhe 1974.

Studimi është bërë në bashkëpunim mes uebfaqes franceze të lajmeve Disclose, hulumtuesve të Universitetit të Princetonit dhe firmës britanike Interpt.

Polinezia Franceze ka kërkuar nga Franca, disa vjet më parë, dëmshpërblim afro 1 miliard dollarë për dëmet e shkaktuara nga testimet nukleare.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?