Lajme

Tërnava niset në haxh: A ban me folë çka du?

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është nisur për në haxh bashkë me më shumë se 1000 haxhinjë.

Para gazetarëve, Tërnava fillimisht ka thënë se ‘a mundem me folë çka të du”.

“A keni me vetë diçka a unë me folë çka t’du”, ka thënë Tërnava, shkruan Periskopi.

Tërnava ka thënë se BIK me këtë numër haxhinjsh, po realizon ëndrrat e tyre dhe po përmbush një prej kushteve të islamit.

“Sikur edhe vitet tjera BIK ka bërë të gjitha përgatitjet për udhëtimin në vendet e shenjta të 1 mijë e 80 haxhinjve të cilët do të udhëtojnë në drejtim të Mekës. Sigurisht që ky numër i haxhinjve realizon ëndrrën jetësore që të përmbushin edhe një prej kushteve të islamit, sic është shkuarja në haxh”, ka thënë ai.

🔴 LIVE: Nisen për në Haxh besimtarët myslimanë nga Kosova

Gepostet von Periskopi am Mittwoch, 31. Juli 2019