Lajme

Tërnava i kërkon qytetarëve të mos migrojnë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin për Fitër Bajram i ka bërë thirrje qytetarëve të mos migrojnë.

“Të gjithë jemi në dijeni për migërimin e vëllëzërve dhe motrave tona jashtë Kosovës, është shqetësuese dhe po bëhet për shkak të gjendjes ekonomike. Të mos migrojmë por të punojmë për ditë më të mira për atdheun tonë”, është shprehur Tërnava gjatë dhënies së mesazhit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, raporton arbresh.info.

Sipas tij, dashuria ndaj atëdheut nuk mjaftohet vetëm me fjalë.

“Por, krahas kësaj duhet sakrifica dhe mbrojtja. Mos të lejojmë që të depërtojë virusi.”/arbresh.info/