Lajme

Termkolli: VV zgjatje e PDK’së, Kurti të fshinë me çka ka krejt nëse rri mbi dy vjet në qeveri

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka thënë se kfjellja e LDK-së nuk do të ndodhë pa largimin e Isa Mustafës nga kreu i partisë.

Termkolli thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar në Podujevë, por ka humbur LDK-ja.

“Cili ke ndryshimi, deri dje Shpejtim Bulliqi ka qenë drejtor në LDK. Nuk është votë që po i jepet VV-së, por ndëshkim që po i jepet LDK-së dhe partive tejra”, ka thënë Termkolli në kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se Vetëvendosje është zgjatje e PDK-së, dhe sipas saj si ideologji, edhe më keq se PDK-ja.

Termkolli ndërsa ka kritikuar Kurtin ka thënë se me qeveris ai dy vite të ‘fshinë përpara’.

“Me qeverisë më shumë se dy vjet (Kurti) të fshinë me çka ka krejt”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo ndërsa ka përmendur edhe mos miratimin e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka thënë se VV dhe PDK po luajnë me qyetarët. /Reporteri.net/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?