Lajme

Tërmeti tragjik, si u gjetën të përqafuar poshtë rrënojave dy të rinjtë

Detaje rrëqethëse dalin në dritë për dy të rinjtë, që humbën tragjikisht jetën një ditë më parë nga tërmeti katastrofik në ishin grek Samos.

Mediet greke raportojnë se dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç, u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit, teksa po kalonin aty. Siç theksojnë mediet fqinje, ata janë gjetur të përqafuar poshtë rrënojave.

Ata ishin të dashuruar me njeri-tjetrin dhe në momentin e tërmetit, djali duket se e ka përqafuar vajzën, duke mos ditur se vdekja i priste të dy.

Babai i 17-vjeçarit thotë se u shqetësua kur i biri nuk po i përgjigjej në telefon fill pas tërmetit, duke bërë që të nisnin kërkimet. Ata u gjetën poshtë murit disa orë pas tërmetit.