Lajme

Tërmet i fuqishëm në Turqi, dalin pamjet kur ndërtesat rrëzohen dhe shkatërrohen

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur sot Turqinë dhe Greqinë. Epiqendra ishte në ishullin grek të Samos që ndodhet pranë brigjeve turke.

Qyteti Izmir në Turqi ka pësuar dëme të mëdha materiale. Shumë ndërtesa janë rrëzuar e shkatërruar, ndërsa të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Nuk ka ka ende raportime për viktima apo të lënduar.

Mediat turke kanë publikuar pamje të ndërtesave të shembura për shkak të lëkundjeve të forta sizmike.