Tërmet i fuqishëm godet edhe Tiranën
Një tërmet i fortë ka goditur zonën e Florinas në Greqi. Ky tërmet është ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë, si Korça, Saranda, por edhe Tirana.
Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.8 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.