Lajme

Tërhiqet shorti, këta janë numrat me të cilat partitë do garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

KQZ ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. Nga shorti i tërhequr Lidhja Demokratike e Kosovës ka numrin 160 në fletëvotim, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 144 në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Express.

PDK-ja do të garojë me numrin 177 në fletëvotim, ndërkaq Nisma Socialdemokrate me numrin 119.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 121 në fletëvotim.

Përshkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, partitë opozitare kanë propozuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 10 ditë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?