Lajme

Tërheqja e 10%, Trusti ka një njoftim për qytetarët

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar qytetarët se është bërë përditësimi i të dhënave me informacione që që Trusti i ka marr nga bankat.

Ndërkohë është bërë e ditur se, aplkimi për tërheqjen e 10 për qind mund të bëhet që tani.

“Kontribuues të nderuar, sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin.Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet.Ju falemnderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen!”, thuhet në njoftimin e Trusti.