Lajme

Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, ky është lajmi i fundit

Kuvendi i Kosovës nesër do të hedh sërish në votim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që midis tjerash, parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti.

Krahas Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, Kuvendi do të votojë edhe dy propozim-rezoluta rreth menaxhimit të pandemisë.

“Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së”, është pika e dytë.

Krahas tyre, legjislativi po ashtu do të votojë në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.


SHIKO VIDEON