Lajme

Tentohet të rrëmbehet një person në Prishtinë

Një person ka tentuar të rrëmbej një person tjetër para dy ditësh në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas policisë thuhet se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Prishtinë, 31.05.2020 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka tentuar ta rrëmbej viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org