Lajme

Tentim vrasje në Prishtinë, shpëton për pak nga plumbi!

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull, i cili e kishte gjuajtur edhe me armë zjarri por asnjë predhë për fat të mirë nuk e kishte goditur.

Viktima ka marr tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve trupore, kurse njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit./Indeksonline/