Lajme

Tentim vrasje në Mitrovicë, plagoset një person

Rreth orëve të mesnatës ka ndodhur një incident në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, ku raportohet për të plagosur.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Po, kemi një rast “Vrasje në tentativë”. Pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vend të ngjarjes, ku viktima e cila kishte marrë lëndime nga një mjet i fortë (thikë), është dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku pas marrjes së tretmanit mjekësor sipas mjekut kujdestar, viktima me insistim të tij është liruar në shtëpi”, ka thënë Fexhrije Pllana, zëdhënese e Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

Ajo tutje ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika, ndërsa janë kapur të dyshuarit.

“Nga policia si provë material është konfiskuar një thikë dhe një shufër metalike. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe është njoftuar prokurori kujdestar, ku sipas udhëzimeve të tij është hap rasti “Vrasje në Tentativë” dhe dy të dyshuarve u është caktuat masa e ndalimit”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?