Tentim vjedhje në Podujevë, pronari i shtëpisë has në hajnin, detaje çka ndodhi më pas
Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tentim vjedhje në fshatin Letonc të Komunës së Podujevës.
Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline, teksa thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.
Sipas burimeve, pronari i asaj shtëpie me të hyrë në oborr e ka parë derën e thyer.
Më pas ai ka hasur në hajnin i cili edhe i ka hedhur sprej.
Përveç kësaj, hajni e ka goditur edhe me thikë, meqë rast i ka shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ka marrë trajtim mjekësor.