Lajme

Tensionet Kosovë – Serbi, vjen reagimi i BE-së

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka folur për pas vendosjes të reciprocitetit për targat të veturave që vijnë nga Serbia që mori Kosova sot.

Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla, njofton Klan Kosova.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me presidentin Vuçiq, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çështje”.

“Ne si BE, presim nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, që të krijojnë një mjedis të favorshëm për të arritur pajtimin nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Kjo është kruciale për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërsisht të detyrueshme që ne po provojmë të lehtësojmë, sepse kjo është do ta bëjë të mundshme përfundimisht normalizimin e marrëdhënieve”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?