Lajme

Tensione në kuvend, Bislimi – Gashit: Mbylle dhe dëgjo

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, e ka pyetur zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin se a janë legale apo ilegale targat pas marrëveshjes së arritur për këtë çështje në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klankosova.tv.

“Pyetje konkrete për zëvendëskryeministrin: “Ne kemi dakordim për të gjitha pikat, e vetmja pikë ku pala serbe nuk e ka dhënë pëlqimin ka të bëjë me vetura KM, të cilat ata mendojnë që nuk do të duhej të aplikoheshin stikersat, ne mendojmë që ko është absurde sepse ato tabela janë ilegale dhe nuk mund të nënshkruajmë marrëveshje që i favorizon”. A janë targa ilegale apo jo? Nëse këto targa janë ilegale qysh munden me hy zyrtarisht në kufirin e Kosovës. Nëse janë ilegale duke nënshkruar marrëveshje me Serbinë i ke legalizuar, e ke legalizuar autoritetin e Serbisë mbi territorin e Kosovës, ky është problemi. Zotëri, ti po i quan ilegale ndërkohë ke nënshkruar marrëveshje me Serbinë për me i pranuar”, i tha Gashi, Bislimit.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Bislimi ia ktheu Gashit, fillimisht duke i thënë “vetëm mbylle dhe dëgjo”, pasi në kuvend krijoheshin zhurma.

“Për t’i dhënë fund të gjitha manipulimeve që i po bëni me marrëveshjen,, a po do me ta demantu manipulimin apo nuk po do. Dy palët u dakorduan në pikat e mëposhtme, 1. Njësia policia e vendosur në pikat kufitare do të zhvendoset, dëgjo tash, vetëm mbylle edhe dëgjo. Njëkohësisht me barrikadat rrugore duke filluar me 2 tetor, KFOR-i do të vendoset në pikat kufitare para fillimit të zhvendosjes së njëkohshme dhe do të qëndrojë aty 2 javë, pika 2. Me katër tetor 2021 në ora 8 do të aplikohet regjimi i afisheve sipas dakordimit në kornizën e dialogut të mbështetur nga BE si masë e përkohshme deri në dakordimin për zgjidhje të përhershme. 3. Do të themelohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE, Beogradit dhe Prishtinës udhëhequr nga BE me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përhershme të çështjes së targave të vetura, takimi i parë i grupit punues do të mbahet në Bruksel me 21 tetor , ku përmenden tabelat KM, si kemi pranuar me diskutu sepse kemi thënë janë ilegale”, i tha Bislimi, Gashit, njofton Klankosova.tv.