Lajme

Telefonata që mund të zgjidh sonte gjithçka në Prishtinë: Ky është kushti i Uran Ismailit për Përparim Ramën

Partia Demokratike e Kosovës, është duke e pritur një telefonatë nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike, në mënyrë që të arrihet koalicioni mes tyre në Komunë të Prishtinës.

Tashmë gjërat kanë arritur tek një kusht, që PDK e ka për LDK-në në Prishtinë.

Ai kusht është që Drejtoria e Arsimit, t’i takojë PDK-së dhe këta të fundit, janë duke pritur thirrje nga LDK, në mënyrë që ta konfirmojnë se mes tjerash, edhe kjo drejtori do t’u takojë atyre.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë në Ferizaj: 14-vjeçari dyshohet se bëri vetëvrasje

“Puna është bllokuar. Ne po presim LDK-në që të na thërras sonte dhe të na konfirmoj që në mes tjerash, edhe drejtoria e Arsimit, do të na takojë neve. Ne e kemi kërkuar me çdo kusht drejtorinë e Arsimit, për shkak që kandidati ynë, Uran Ismaili, ka pasur plan të detajuar për sektorin e Arsimit. Por, që një gjë e tillë po kundërshtohet nga kryetari i Komunës, Përparim Rama. Mirëpo, ka sinjale që sonte mund të na thërrasin për të na konfirmuar. Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, ne jemi në opozitë”, ka thënë ky burim shumë i lartë brenda Partisë Demokratike të Kosovës për Gazeta Blic.

Gjatë ditës, gazeta raportoi për detaje të marrëveshjes eventuale mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, dhe mundësisë që asambleja komunale e kryeqytetit të shkojë sërish në zgjedhje.

LEXO EDHE:  Vrasja në Malishevë, viktima dhe dorasi ishin kolegë pune

Kjo për shkak të afatit ligjor për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë – afat i cili është deri me 7 janar.

Ndryshe, seanca e Kuvendit Komunal, për zgjedhjen e kryesuesit është thirrur për ditën e nesërme.