Lajme

Të shtënat me armë zjarri afër selisë së LDK-së, Policia jep detaje

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në afërsi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë rast, sot Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:50, ku një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur shtatë gëzhoja dyshohet të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?