Lajme

Të shtëna me armë, plagoset rëndë një person, u qëllua me kallashnikov

FIER- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Fieri. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë por është raportuar për breshëri të shtënash.

ABC mëson se i plagosur është rreth 50-vjeç. Ndaj tij është qëlluar me kallashnikov, teksa ndodhej brenda një makine tip “Audi” të parkuar anash rrugës.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të asaj se çfarë ka ndodhur.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?