Lajme

Të shtëna me armë, plagoset një person në kryqytet

Policia ka mundur që të ndalojë një nga autorët e plagosjes me armë zjarri në kryeqytet. Bëhet e ditur se pas plagosjes 32-vjeçarit Ilir Shkurti, është bllokuar nga policia një automjet tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar.

Po ashtu një nga autorët, Kridens Meçollari 38 vjeç është shoqëruar në ambientet e policisë. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes që ka zbritur nga makina dhe është larguar në brendësi të pallateve

NJOFTIMI

“Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.”