Lajme

Të martën Lajçak në Prishtinë!

Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

I emëruari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak të martën do të vijë në Prishtinë.

Kështu mëson portali arbresh.info nga burime brenda qeverisë.

Lajcak do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, ku pritet të diskutohet lidhur me rinisjen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja.

Në këtë takim Hoti do ta informojë të dërguarin lidhur me idenë e tij për dialogun dhe se do të jetë pikërisht ai që do t’i prijë delegacionit kosovar.

Këshilli i BE-së me 3 prill kishte emëruar Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?