Lajme

“Të hetohet vdekja e 26 vjeçarit të karantinuar në Qendrën Studentore”

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Kryetari i saj, Isa Mustafa, kanë dërguar një telegram ngushëllimi, pas lajmit për vdekjen e 26 vjeçarit që ishte i karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Kryetari Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjes nga Gjilani, ndërsa ka ftuar organet e drejtësisë që të punojnë në drejtim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të kësaj vdekje tragjike”.

“Jam trishtuar nga vdekja tragjike e të riut 26 vjeçar nga Gjilani. Lajmi për humbjen e tij na tronditi të gjithëve. Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike të gjithë familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! Gjithashtu iu bëj thirrje, të gjitha organeve të punojnë në drejtim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të kësaj vdekje tragjike”, ka thënë ai./Objektiv/