Lajme

Të hënën Kosovën e viziton ky president i këtij shteti

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të qëndrojë për vizitë të hënën në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga zyra e tij.

Sipas komunikatës, Pahor do të ketë një vizitë në Serbi të dielën, ndërkaq të hënën do të jetë në Kosovë, raportojnë mediet e huaja.

Ai pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Ndërkaq, të dielën në Serbi ai do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?