Lajme

Të gjithë mjekët që kanë humbur betejën me CoVid-19

Prej muajsh bota po përballet me një vështirësi të madhe ku jeta e gjithësecilit është në rrezik të vazhdueshëm.

Që pas nisjes në Kinë, virusi Covid-19 u shpërnda me shpejtësi në Europë e më pas në të gjithë botën duke i marrë jetën qindra mijëra personave.

Deri në këto momente 11 milionë persona janë prekur nga kjo sëmundje, e cila ka rezultuar fatale për plot 530,956.

Të gjithë janë të rrezikuar, por asnjë më shumë se mjekët që gjenden në frontin e parë të luftës.

Janë ata të cilët janë në kontakt me një numër të madh pacientësh të infektuar çdo ditë.

E pavarësisht masave të marra me veshjet e duhura, shumë prej mjekëve nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë “armikut të padukshëm”.

Ata konsiderohen heronjtë e vërtetë të ditëve të sotme, që me përkushtimin e tyre në një farë mënyre i kanë “ridhënë” jetën të sëmurëve.

Puna e tyre është përshëndetur dhe madje duartrokitur nga njerëzit e zakonshëm të cilët gjatë periudhës së karantinës dilnin në dritare për t’i dhënë kurajo mjekëve.

Së fundmi është realizuar ky portret i një fytyre mjekjeje me maskë me foto të vogla të të gjithë mjekëve në botë që kanë humbur jetën nga Coronavirus.

Kujtojmë që edhe në vendin tonë u shënua vdekja e parë nga uniformat e bardha, mjeku Arjan Pushi.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19