Lajme

Të enjten në Prizren në ora 11:45 mbahet akademi politiko-shkencore për veprimtarin e shquar Ukshin Hotin

Të enjten të gjitha rrugët çojnë në Prizren.



Duke filluar nga ora 11:45 do të mbahet një akademi politike-shkencore kushtuar veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, shkruan Gazeta NewBorn.

Kjo akademi politiko-shkencore mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, konkretisht kryeministrit Haradinaj.

Njoftimin e ka bërë të ditur edhe vetë djali i veprimtarit Hoti, Andin Hoti, i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.