Lajme

Të rinjët nga komuniteti shqiptar dhe ai serb kanë ndjekur modulet për ngritjen e aftësive të Avokimit, njohuritë për ndërmjetësimin

Sekretari i IKMK’së Armend Ahmeti, përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka njoftuar se të rinjët nga komuniteti shqiptar dhe ai serb kanë ndjekur modulet për ngritjen e aftësive të Avokimit, njohuritë për ndërmjetësimin.

Statusi i plotë i Ahmetit në facebook:

Edhe Një Mision u krye me Sukses!

Ju njoftoj se ka përfunduar me sukses trajnimi tre ditorë në kuadër të Komitetit Lokal për Siguri Publike në bashkësi në Bërrnic të Poshtme.

Kënaqësi tejet e madhe të ligjëroja temën: Shkathesitë e Negocimit, Avokimit dhe Rolin e KLSP-së.

Të rinjët nga komuniteti Shqipëtar dhe ai Serb kanë ndjekur modulet për ngritjen e aftësive të Avokimit, njohuritë për ndërmjetësimin, rëndësia e sigurisë aktivizmi për të mirën e komunitetit, e që ishin tema nga të cilat përfituan të gjithë pjesëmarrësit aty.

Vlen të ceket që ngritja e aftësive të komunikimit, njohuritë për menaxhim, rëndësia e edukimit dhe rrethit social që zgjedhin në adoleshencë e deri tek rëndësia e zhvillimit të shkathtësive të buta, kanë qenë tema me rëndësi të veçantë për adoleshentë, dhe trajtimi ynë ishte në këtë drejtim.

Në kuadër të trajnimit kishim, 30 pjesmarrës të cilët ishin te pranishen nga 16 femra dhe 14 meshkuj ku të gjithë ishin të bashkuar me një qëllim të vetëm, atë të këmbimit të vlerave ndër njerëzore .

. Eksperienca të tilla janë gjithëmonë motivuese për të vazhduar edhe më tutje me vullnet të lartë.

Me punë dhe angazhim profesional do të japim kontributin për të mirën e Komunitetit.

Falenderoj OSBE-në, Policinë e Kosovës KLSP-në dhe të gjithë pjesëmarrësit të cilët dhanë më të miren nga vetja e tyre.
#osce #kosovopolice #klspecialforce .


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?